Haradinaj sërish përkrah Fondin e Sigurisë
BKT
FOTO: Ramush Haradinaj/FB
Lajme

Haradinaj sërish përkrah Fondin e Sigurisë

J.M

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk i kupton disa eksponentë të PDK-së që janë kundër Fondit të Ushtrisë.

 Ai shtroi dilemën  nëse atyre po iu pengon forcimi i ushtrisë, apo e kanë problemin me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha se nëse në PDK e kanë problem me Kurtin, atëherë ka hapësirë të mjaftueshme për ta sulmuar.

“ Kurtit i tashmë i ka humbur rruga në oborr”, tha Haradinaj.

Ai tha se nëse atyre iu pengon Kurti, atëherë ka hapësirë të mjaftueshme  për ta sulmuar.

“Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, deklaroi  Haradinaj.

Lideri i AAK-së reagoi pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu ditë më parë, në media doli një video ku shihet deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një tubim, duke thënë se qytetarët nuk duhet ta dëmtojnë ekonominë familjare për të dhënë para për Fondin e Ushtrisë.


MË SHUME NGA Lajme