23:40 / 23.04.2022
Tyson mbron titullin, “shkatërron” Whyte
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Tyson Fury mbron titullin e kampionit në WBC pasi që sonte mposhti Whyte, në një superduel të zhvilluar në ‘Wembleuy’ të Londrës.
Ky duel që ishte eksluzivitet i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka prodhuar një meç interesante,edhe pse është pritur një duel me i zjarrtë.
Të dy boksierët nuk shfaqen boks të fortë, megjithatë, Fury në rundin e gjashtë, më një goditje të fuqishme rrezoi kundërshtarin, duke e mbrojtur titullin e kampionit në WBC.























