Presidentja Osmani, uron për Pashkët Ortodokse
BKT
FOTO: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja Osmani, uron për Pashkët Ortodokse

J.M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia”, uroi presidentja e vendit.

Ajo tha se Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

“Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, deklaroi e para e shtetit.

Urime me rastin e Pashkëve Ortodokse, kanë dërguare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit e partive politike.


MË SHUME NGA Lajme