Dukagjini-Gjilani, formacionet zyrtare
BKT
Sport

Dukagjini-Gjilani, formacionet zyrtare

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Pas pak minutash do të starton dueli mes Dukagjinit të Klinës dhe Gjilanit.

Klinasit dhe gjilanasit do të ballafaqohen në Klinë, në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo sfidë pritet me interesim të madh pasi pikët nga ky duel janë tejet të rëndësishme për të dy ekipet.

Klinasit po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat për t’i ikur barazhit, derisa gjilanasit akoma shpresojnë në garën për titull të kampionit

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy ekipeve:

Dukagjini:Muhaxhiri, Dallku, Shala, Syla, Basriu, Shabani, Hugo, Ahmeti, Gashi, Merlaku, Nikolic

Gjilani:Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi.

Ndeshja Dukagjini-Gjilani starton në orën 13:30.