15:45 / 24.04.2022
Prishtinë:Testi i qarkullimit rrugor, Komuna falënderon qytetarët
Muharrem Miftari/RTKLive.com
Dje dhe sot Komuna e Prishtinës ka realizuar testin e parë rreth qarkores, duke i kthyer rrugët njëkahore për automjete.
Lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate falënderon qytetarët për kontributin e dhënë përgjatë këtyre ditëve testuese.
Më tej, në komunikatë thuhet se pas analizave të marra gjatë kësaj fundjave, Komuna do të informojë për hapat e mëtejmë.























