Ballkani gjithnjë e më afër titullit, kjo është tabela e Superligës
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Më dy ndeshjet e sotme, Prishtina-Drenica (1-1) dhe Dukagjini-Gjilani (2-0), kanë përfunduar ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është edhe një hap më afër titullit të kampionit, pas ‘kiksit’ te Gjilanit që sot u mund nga Dukagjini. Skuadra nga Suhareka e ka ‘blinduar’ kreun e tabelës me 64 pikë, nëntë më shumë së Drita dhe Gjilani.
Gjithnjë e me interesant po bëhet gara për mbijetesë në elitën e futbollit tonë. Dukagjini i Armend Dallkut me fitoren kundër Gjilanit, ka bërë një hap të madh në garën për ekzistencë në elitë. Klinasit tani kanë 36 pikë në vendin tetë, aq sa ka Drenica një pozitë më lartë.
Derisa Ulpiana e cila është e parafundit me vetëm 25 pikë të tubuara, akoma shpreson në ndonjë mrekulli për t’i shpëtuar më të keqes, kjo nuk do të thotë edhe për Feronikeli, e cila me humbjen e djeshme nga Llapi, edhe matematikisht është në një rang më të ulët garash.
Kjo është renditja tabelore pas javës së 30-të:























