Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt ku dot ë flitet për zgjedhjet presidenciale në Francë dhe zgjedhjet parlamentare në Slloveni.

Mysafir i parë do të jetë Sabit Gashi shkrimtar.

Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale. Për këtë do të jenë të ftuar Donjeta Bytyqi nga zyra për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Isa Dukaj nga Agjencia për pronësi industriale.

Kurse Shemsi Mustafa drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës, na flet për zonat me rrezikshmëri të lartë nga termetet

Si zakonisht çdo të hëne Besim Aliu –nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme