Diskutim për vizitën e zyrtarëve amerikanë sot në emisionin “Imazhi i ditës
Lajme

Diskutim për vizitën e zyrtarëve amerikanë sot në emisionin “Imazhi i ditës

I ftuari i “ Imazhit të Ditës”, me fillim nga ora 17:00 sot do të jetë Përparim Gruda - njohës i zhvillimeve politike, për të diskutuar për vizitën e krerëve amerikanë sot në Kosovë dhe mesazhet që do të sjellin ata.

Kujtojmë që Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfrid dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar, do të priten sot në Kosovë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në orët e pasdites.

Donfrid dhe Escobar e vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor. Ne kuadër të emisionit “Imazhi i ditës” pritet të transmetohet live edhe takimi i presidentes me zyrtarët amerikanë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa