Fillon takimi mes Presidentes Osmani e Karen E. Donfried dhe Escobar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka nisur takimin me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar do të takohen me krerët e shtetit.
Sipas njoftimit, ndër të tjera do të bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi, drejt një marrëveshjeje për njohje reciproke.
Pas takimit pritet të ketë deklarata të dy Palëve.
Po ashtu, takimi i delegacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.
/ F.Sertolli























