Osmani: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën
BKT
Lajme

Osmani: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën

Naser Mekolli / RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me media, pas takimit me Ndihmës sekretaren e shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Dr. Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit, Gabriel Escobar, tha se në takim u diskutu për sigurinë, dialogun si dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë.

Presidentja Osmani, tha se në këtë takim njëherit ka kërkuar edhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri të vendit, të cilat udhëhiqen nga struktura të sanksionuara nga SHBA.

“Natyrisht që ne sot gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqendruar në njohjen reciproke. E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili në qendër e ka njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundimisht qytetarët tanë”, tha Osmani.

Presidentja tha se ka ritheksuar se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se me besim të përshkruar ndaj këtij procesi, i cili në qendër e ka njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundimisht qytetarët tanë.

"Shfrytëzova gjithashtu rastin për të shprehur zhgënjimin tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në Bruksel nga ana e Serbisë duke përfshirë këtu edhe refuzimin e Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale, të cilat vazhdojnë të frikësojnë serbët e Kosovës dhe përbëjnë sfidë serioze të sigurisë e të sundimit të ligjit e të cilat udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga qeveria amerikane”, tha Osmani.

“Dëgjuam edhe njëherë se mbështetemi fuqimisht nga SHBA, e cila na mbështete në sovranitetin dhe forcimin e demokracisë në vend", ka shtuar presidentja.

Presidentja Osmani edhe njëherë, tha se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën, këtë e tha ajo kemi treguar shumë herë e dhe me marrjen e refugjatëve afganë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërsa Ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfried, tha se është shumë e lumtur që Kosova e respekton aq shumë Madeleine Albright-in dhe njëkohësisht tha se Kosova ka qenë në zemrën dhe mendjen e saj.

Ndihmës sekretarja Donfried, tha se është e lumtur që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të udhëtojnë për në SHBA, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright.

Donfried ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Kosova i ka treguar botës që i ka dyert e hapura kur njerëzit kanë nevojë.

“E di që lufta brutale e Kremlinit kundër Ukrainës në shumë raste i ka hapur kujtimet e vjetra dhe të zeza të kosovarëve, të përvojave të tyre, lidershipi empatik dhe humanitar që Kosova e ka shprehur përkundër këtyre traumave të ri-zgjuara është shumë e shënuar, sepse vazhdimisht Kosova i ka treguar botës që kur njerëzit kanë nevojë atëherë dyert e saj janë të hapura”, tha Donfried.

Sipas saj, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të mirren si e mirëqenë, por për këtë duhet të punohet çdo ditë.

"Të gjithë ne duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar nevojën e qytetarëve tanë. Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e duhur në institucionet e saj evropiane dhe euroatlantike përfshirë përmes marrëveshjes për normalzimin e marrëdhënieve me Serbinë që përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Donfried.


MË SHUME NGA Lajme