Paralajmërohet takim mes Bislimit dhe Petkoviqit këtë javë
BKT
Lajme

Paralajmërohet takim mes Bislimit dhe Petkoviqit këtë javë

Gjeraqina Tuhina

Burimet evropiane nuk e përjashtojnë mundësinë që gjatë kësaj jave të mbahet një takim i ri i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vazhdohen diskutimet për gjetjen e zgjidhjes për target e automjeve.

Zyrtarë evropian në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se dështimi i javës së kaluar shkakton dy pasoja elementare: vazhdimin e regjimit të ngjitëseve të letrës në njërën anë, por edhe mundësine që që autoritetet kosovare të fillojnë me heqjen e targave të lëshuara nga autoritete serbe nga ana tjetër.

Sipas burimeve evropiane, qëndrimi i BE-së është i qartë në lidhje më çështjen e targave që lëshohen nga Serbia. Targat e lëshuara nga organet serbe duhet të hiqen gradualisht sepse palët janë pajtuar për këtë gjë në vitin 2011 dhe kjo ujdi është rikonfirmuar edhe në vitin 2016. Akordi është aplikuar në jug por jo edhe në veriun e Kosovës.

Duke iu referuar takimit të javës së kaluar kur nuk u arrit marrëveshja për target, bashkëbiseduesit evropian konfirmuan se Serbia ishte ajo që donte që të vazhdojë më status quo, ndërsa Kosova sipas tyre ishte e interesuar për gjetjen e zgjidhjes.

Sipas këtyre burimeve, pikërisht çështja e tabelave në veri të vendit (KM) është arsyeja pse i përfaqësuesi i veҫantë për dialog, Miroslav Lajҫak u ka dërguar ftesë kryenegociatorë Bekim Bislimit dhe Petar Petkoviqit që të vijnë sërish në Bruksel, mundësisht këtë javë, në mënyrë që të dakordohen për këtë pikë.


MË SHUME NGA Lajme