20:56 / 25.04.2022
Lëkundet Maqedonia e Veriut
J.M
Para pak minutave është regjistruar një tërmet në Maqedoninë e Veriut me fuqi 4.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë deri në Delçevë.
Epiqendra ka qenë disa kilometra larg qytetit të Kumanovës. Po ashtu, dy tërmete më të vogla kanë ndodhur afër këtij rajoni. Tërmete janë regjistruar edhe në Greqi dhe Bullgari.
Aktualisht, nuk raportohet për dëme eventuale ose viktima të mundshme.























