VIDEO-Toleranca fetare më së miri shihet në qytetin e Ferizajt
Valjete Shala/ RTK
Ky muaj prill po konsiderohet më i veçantë. Kjo ngase rrallëherë ndodh që besimtarët e feve tëndryshme të festojnë festat e tyre brenda të njëjtit muaj.
Ka vite që këto dy objekte të ndryshme fetare mbajnë të bashkuar besimtarët e feve të ndryshme në Ferizaj.
Kryemami i këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, tha se toleranca ndërfetare në Kosovë gjithnjë ka qenë vlerë qytetare.
"Është interesant se janë 3 festat në të njëjtin muaj që kjo shumë rrallë ndodh. Pra, ka desht fati që këtë muaj të Ramazanit t'i kemi këto festa të përbashkëta dhe toleranca ndërfetar të shqiptaret ka qenë çdo herë e sidomos në qytetin e Ferizajt e cila është simbol”, tha për RTK Sylejman ef. Roshaj- kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj
Bashkëjetesa në këtë qytet mes feve dhe komuniteteve të ndryshme është për t'u admiruar.
Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën lidhur me liritë fetare theksohet se Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen
se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre.























