Bislimi vlerëson vizitën e delegacionit amerikan
BKT
Lajme

Bislimi vlerëson vizitën e delegacionit amerikan

Valbona Thaçi/ RTKlive.com

Një delegacion amerikan po qëndron në Kosovë, i udhëhequr nga ndihmë sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried. Ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ri angazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Anëtari i bordit të Ligës Qytetare Amerikane, Faton Bislimi, në një intervistë ne RTK, ka folur rreth vizitës së delegacionit amerikanë në Kosovë. “Është shumë e inkurajuese që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të involvuara me intensitet më të madh në çështjet të cilat janë fundamentale dhe esenciale për Republikën e Kosovës, siç është çështja e dialogut që ishte edhe tema kryesore por edhe mesazhi kryesor që i është dhënë institucioneve në Prishtinë”, tha ai për RTK.

Sipas tij miqësia e Kosovës me SHBA-të, ka qenë, është dhe duhet të mbetet në vazhdimësi mënyra më e mirë dhe më e sigurt për zgjidhjen e problemeve me jashtë që ka Kosova, e që kryesorja është ajo qe ka me Serbinë.

Ai përmendi se në secilën betejë që e kemi pas përkrah Amerikën ne kemi dalë fitimtarë. “Kur ne kemi qenë së bashku dhe në një linjë me mesazhin e Uashingtonit, Prishtina ka dal fitimtare dhe pa dyshin që ashtu do të del edhe ne fund të krejt këtij procesi tani më të stërzgjatur rreth dialogut”, tha ai.

Bislimi tha se vizita e fundit dhe ajo paraprake e delegacioneve te Shteteve të Bashkuara në Kosovë, po ashtu në gjithë Ballkanin Perëndimor, tregon edhe një herë angazhimin dhe intensitetin më të përkushtuar të  SHBA-ve karshi Ballkanit Perëndimor ku vend esencial zë Kosova, jo vetëm për miqësinë e pacenueshme që kemi ne me SHBA-në miqësi e cila është trasuar gurë mbi gurë që nga vitet e tetëdhjeta përmes Ligës Qytetare Amerikane dhe përmes z.DioGardi dhe znj.Cloyes DioGuardi dhe senatit të shteteve të Bashkuara të cilët po kontribuojnë përmes senatit të SHBA-ve, që të ruhet në maksimim prioriteti brenda politikës së jashtme për Kosovën.

“Rusia përmes aleatit të saj tradicional dhe historik siç është Serbia, ka shfrytëzuar Ballkanin për të tërheq vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtarë në Ballkan në mënyrë që ajo të bëj çfarë të dojë në pjesën periferike të saj, mirëpo kësaj radh besoj fuqishëm që edhe SHBA-të po edhe Bashkimi Evropian e kuptojnë fare mirë se çfarë do qasje e mëtutjeshme ledhatuese ndaj Serbisë siç ka qenë deri më tani vetëm se sa do ta rrit koston e involvimit rus në influencën ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, gjë që i shkon në dëm një Evrope të Bashkuar, i shkon në dëm një aleance të pathyeshme midis SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, prandaj është momenti i fundit dhe ne duhet të luajmë rol esencial që bashkë me SHBA-të edhe një herë e mirë të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen finale me Serbinë” ka tnënë Bislimi.


MË SHUME NGA Lajme