Testi PISA, temë sot në “Aktual”
BKT
Emisioni `Aktual`
Lajme

Testi PISA, temë sot në “Aktual”

J.M

Shumë shpejt pritet që një numër nxënësish kosovarë të përzgjedhur, t’i nënshtrohen testit PISA.

Ky test pritet të japë një të dhënë për nivelin e arsimit në Kosovë, i cili viteve të fundit, bazuar në këtë test, rezulton të jetë shumë i ulët.

Prandaj, kjo temë do të trajtohet sot në emisionin “Aktual”, ku të ftuar do të jenë  Sebahate Sopjani-pedagoge dhe Rinor Qehaja nga Instituti “Edgard”.

Sa janë të përgatitur nxënësit kosovarë për këtë test dhe cilat janë pritshmëritë?

Këto dilema dhe të tjera në lidhje me këtë temë do të diskutohen në këtë emision, i cili në ekranin e RTK1 dhe RTK3, transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten me fillim në orën 9:30 minuta.


MË SHUME NGA Lajme