“Vera Andrron Detin” triumfon në goEast Film Festival si filmi më i mirë
BKT
Kulturë

“Vera Andrron Detin” triumfon në goEast Film Festival si filmi më i mirë

Filmi “Vera Andrron Detin” ka fituar çmimin për filmin më të mirë në konkursin kryesor të festivalit të filmit “goEast”.

Filmi kosovar me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës po korr tashmë suksese të njëpasnjëshme.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur vet regjisorja Kaltrina Krasniqi, nëpërmjet një postmi në rrjetin social Facebook.

“E lumtun që e ndaj kët’ moment me ty, Teuta #veradreamsofthesea shpërblehet #Filmi më i mirë në konkursin kryesor të #goeastfilmfestival2022 ”, ka shkruar Krasniqi.


Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

/Sh.G/


MË SHUME NGA Kulturë