Presidentja e kryeministri takime në Washington me zyrtarët amerikanë
BKT
Foto RTK
Lajme

Presidentja e kryeministri takime në Washington me zyrtarët amerikanë

A.Bela / RTKlive.com

Me ftesë të familjes Albright, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

"Gjatë qëndrimit në Washington ata do të realizojnë edhe takime të tjera", njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Ceremonia mortore për Albright, do të mbahet me 27 prill (e mërkurë) në Katedralen Kombëtare në Washington.

Pjesmarrja është vetëm me ftesa. Megjithatë, për shkak të interesimit të madh, do të ketë transmetim direkt nëpërmjet Livestream.


MË SHUME NGA Lajme