Altin Merlaku shpallet “Ylli i Javës” nga FFK
BKT
Sport

Altin Merlaku shpallet “Ylli i Javës” nga FFK

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Altin Merlaku është shpallur futbollisti më i mirë i javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kapiteni i skuadrës klinase, i cili realizoi dy golat e fitores në ndeshjen kundër Gjilanit, është zgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës si “Ylli i Javës”.

Ai pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë, me rezultat 2:0.

Merlaku shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, me golat e realizuar në minutat 33 dhe 36.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t'iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.