Panairi i Librit në Prishtinë kthehet pas dy viteve pauzë
BKT
Kulturë

Panairi i Librit në Prishtinë kthehet pas dy viteve pauzë

Për herë të fundit takimi më i madh midis botuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve u bë në qershorin e vitit 2019, kur u mbajt edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Prishtinë.

Ngjarja ishte hapur me thirrjen që shteti të ketë më shumë vëmendje për bibliotekat publike pasi, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 kishte 120 mijë lexues më pak të regjistruar në biblioteka sesa më 2017.

Ngjarja më e madhe librit në Kosovë do t’i rikthehet kryeqytetit. Për dy vjet radhazi, pandemia u bë shkas që Panairi i Librit në Prishtinë të mos mbahej. Këtë vit sipas organizatorëve, gjasat janë reale që botuesit të mblidhen në Prishtinë për të ekspozuar e shitur botimet e tyre.

Përderisa për botuesit, mbajtja e Panairit është lajm i mirë, organizatorët shpresojnë që situata me pandeminë të mos përkeqësohet.


MË SHUME NGA Kulturë