Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë (te Kuvendi, memoriali), do të njoftohemi për ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Kurse Arian Vranica nga instinct App, do të flasë për apilkacionin që mundëson përputhje ndërmjet influencerëve dhe bizneseve.

Ndërsa për luftën në Ukrainë do të flasë Jeffrey H. Fischer ish-pilot i NATO-s.

Po në një lidhje të drejpërdrejtë ( nga sheshi) do të paraqitet Dardan Hoti, hulumtues dhe autor i raportit do të na njoftojë më detajisht për publikimin e raportit “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit personave të zhdukur ”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme