LDK: LVV po fsheh të vërtetën për energjinë
BKT
Lajme

LDK: LVV po fsheh të vërtetën për energjinë

J.M

Lidhja Demokratike e Kosovë deklaron se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.

 “Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë”, thuhet në njoftimin për media.

Nga kjo parti opozitare deklaron se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete.

Nga tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës, deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.

Komisioni hetimor kërkohet të formohet për krizën energjetike, çështjet e tarifës dhe punësimet në KEK. 


MË SHUME NGA Lajme