Bislimi e Sakar flasin për energjinë dhe investimet në këtë sektor
BKT
Lajme

Bislimi e Sakar flasin për energjinë dhe investimet në këtë sektor

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin diskutuar për investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Sipas këtij njoftimi, fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet e ngushta, solide dhe miqësore mes Kosovës dhe Turqisë si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në mes dy shteteve në fusha e sektorë ku shteti i Turqisë mund të ofrojë përkrahje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Bislimi ka falënderuar ambasadorin Sakar për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.​ /F.S


MË SHUME NGA Lajme