Varhelyi e Gërvalla flasin për sfidat në Ballkan
BKT
Oliver Varelyi/Twitter
Lajme

Varhelyi e Gërvalla flasin për sfidat në Ballkan

J.M.

Në kuadër të Forumit BE-Ballkan që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, takoi sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimin dhe përmbajtjen e tij e bëri të ditur Varhelyi, në një postim në Twitter ku tha se ka biseduar me Gërvallën, për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, përdorimi i mundësive të ofruara nga EIP dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tona të përbashkëta, ndërsa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, ka shkruar ai.

Në këtë forum po marrin pjesë zyrtarë të ndryshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe atyre të BE-së.

Edhe Gërvalla në mesin e ministrave të tjerë, mbajti fjalim, ku ndër të tjera theksoi se BE-ja duhet t’i respektojë zotimet e saj në raport me Kosovën si në liberalizimin e vizave dhe çështjeve të tjera të integrimeve.


MË SHUME NGA Lajme