Krasniqi: Kemi blerë energji nga tregtarët që janë ofruar në ankand
Valbona Thaçi/ RTkLive.com
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, në ‘RTK PRIME’ ka thënë se shuma totale e rrymës që është importur nga 24 dhjetori deri më 17 janar 2022 ka qenë diku në 16 milionë euro pa TVSh, kurse me TVSH ka shkuar diku ne 20 milionë euro.
Duke folur për për çështjet më të përfolura e të debatueshme javët e ditët e fundit, se sa ka importuar e eksportuar Kosova energji elektrike, Krasniqi është shprehur se në vazhden e krizës energjetike për shkak se KESKO ka dështuar të bëjë nominimin e energjisë për furnizim atëherë Qeveria ka vendosur që ta subvencionojë një pjesë të importit.
“Subvencionimi i importit është bërë për arsye se çmimet e importit kanë shkuar shumë lartë mbi çmimmet që KESKO i ka pas të aprovuara në tarifat e ZRRE-së, dhe për ta mbuluar këtë diference atëherë këtë mandat ja ka dhënë KEK-ut për shkakë se është nderrmarrje publike që të bëjë importin, organizimin dhe mbikëqyrjen e importit në përgjithësi për pjesën e subvencionit pa hy në pjesë të tjera”, tha Krasniqi në ‘RTK PRIME’.
Ai tha se importi ka qenë i lidhur me shumën që ka nda qeveria.
“Fillimisht shuma e parë ka qenë 20.000 dhe ka filluar nga data 24 dhjetor dhe kemi bë import deri me 17 janar të vitit 2022, kjo është periudha kur KEK-u ka bërë import të drejtpërdrejtë dhe blerje nga tregtarët e licencuar dhe nga ata të cilët janë të regjistruar në Federatën Evropiane të energjisë”, tha ai.
Krasniqi u shpreh se kanë bërë një marrëveshje me KESKO-në që ata të bëjnë importin kurse ne të bëjmë monitorimin e importit të tyre, mbikëqyrjen edhe konfirmimin e blerjeve që ata i bëjnë, të cilat pastaj janë mbuluar nga subvencioni i qeverisë dhe nga mjetet që i ka pasur KEKU në dispozicion
Në pyetjen se keni blerë energji elektrike nga kompania GEN që lidhet me Zotin Berisha dikun kah 4.2milionë euro, Krasniqi tha se kanë blerë energji nga tregtarët që janë ofruar në ankand.
“Ne kemi blerë energji nga tregtarët që janë ofruar në ankand tek ne dhe nuk mund të percaktojme se kush oferton çmimin më të mirë, dhe i bie se nga kjo 16 milionë GEN e cila ka shumë deg si në Tiranë Shkup, Beograd, Podgoricë, Kroaci dhe kudo tjetër dhe nga cila pikë ata ofrojnë ankand, ne nuk mund tua diktojmë dhe kjo ka qenë rezultati që do të thotë se ata në 4.2 milionë kanë ofru çmim më të mirë se sa tregtarët e tjerë duke i perfshirë të gjithë që janë të licencuar nga ZRRE-ja dhe janë pjesë e Federatës Evropiane të tregtimit të energjsë”, tha Krasniqi .
Ndërkaq rreth asaj që statistikat tjera tregojnë që kanë vazhduar të blejnë energji nga kjo kompani, Krasniqi thotë se KEK-u ka vazhduar të bëj import të energjisë nga tregtarët ë licencuar vetëm në periudhat kur kemi të bëjm në nominimin e prodhimit një ditë më heret dhe kur kemi pas ramje të paplanifikuar të bllokut.
“Në keto raste ne jemi të obliguar ta mbulojme këtë prodhim vetëm për një ditë dhe në këto raste KEK-u ka bërë import të drejperdrejtë nga fondet e veta, jo nga subvencionet, por ka të bëj me mbulimin e mungesës që kemi për ditën të cilën kemi marrë obligimin që do të furnizojmë me energji”, tha Krasniqi.
Ai tha se nuk kanë pasur asnjë rast e as që ka me pas që të favorizohet ndonjë kompani e caktuar, kjo pasi siç shprehet ai, me automatizëm ato e dinë që nuk vjen fare në shprehje një gje e tillë.
“Ne e kemi plateformën ku aty bëhet ofertimi. Ndërkohë që ne po bëjmë përpjekje që shumë shpejt edhe shitja edhe blerja të bëhet drejperdrejtë nga HUPEK-së dhe nga bursat tjera të energjisë, pasi që KEK në vazhdimësi prodhon rreth 800 megavat energji elektrike”, shprehet Krasniqi.
Ndërkaq lidhur me punsimet në KEK, Krasniqi ka bërë të ditur se njerëzit që kanë tentuar të ndikojnë për punësime në KEK, nuk kanë ngjyrime politike por kanë thjesht ngjyrim interesi.
“Ne kemi provuar që ta bëjmë një konkurs sa më transparent që është e mundur. Ata që kanë tentuar të ndikojnë për punësime në KEK, nuk kanë ngjyrime politike por kanë thjesht ngjyrim interesi”, ka thënë krasniq në ‘RTK PRIME’.























