VIDEO-Bujqit mirëpresin subvencionet nga shteti
BKT
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Bujqit mirëpresin subvencionet nga shteti

Fatos Cervadiku/ RTK

Pas lajmit se është hapur periudha e aplikimit për pagesa direkte të subvencioneve për kultura dhe aktivitete bujqësore, bujqit e kanë mirëpritur këtë lajm. Ata thonë se kjo është një ndihmesë për punën dhe përkushtimin e tyre në këtë fushë.

Bashkim Gashi, fermer, kultivues i arrës, tha se do të aplikojë, mirëpo thotë që kjo është dashur të ndodhte më herët.

Edhe Naim Mustafa, i cili rrit viça për majmëri, nuk do të mund të aplikojë, për shkak se këtë vit, për dallim nga viti i kaluar, nuk e plotëson kriterin për moshën e viçave, ku sipas kriterit duhet të jenë nga 6 deri në 14 muaj.

Periudha e aplikimit zgjat 30 ditë, ndërkaq aplikimi për të përfituar subvencione bëhet në zyrat e drejtorive komunale për bujqësi.

 


MË SHUME NGA Lajme