Murati: Nga sot 26 mijë familje në skemën sociale marrin dysfishin e vlerës
BKT
Foto RTK
Lajme

Murati: Nga sot 26 mijë familje në skemën sociale marrin dysfishin e vlerës

N.Mekolli /RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot në kuadër të pakos mbështetëse rreth 26 mijë familje në skemën sociale do të marrin dyfishin e vlerës.

Ministri Murati përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë po ashtu se me 15 prill shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionistëve.

“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur. Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”, ka thënë Murati.

Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

Me nga 100 euro për muajin prill si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.


MË SHUME NGA Lajme