Nga Gjilani, “a.y.l.a.n” në Poloni
Shqipe Gashi /RTKlive.com
Teatri i Gjilanit me shfaqjen “a.y.l.a.n”, mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Kontrapunkt 56” në Poloni. Ky është një prej festivaleve më të vjetra në atë pjesë të Evropës.
Shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt, ka marrë pjesë në festivalin “Kontrapunkt 56”, që po mbahet në Szczecin, në veri-perëndim të Polonisë.
Shfaqja “a.y.l.a.n”, u dha të martën në mbrëmje para publikut të qytetit të Szcenit në Poloni, ku është pritur jashtëzakonisht mirë. Kjo shfaqje ka qenë e programuar të jepet dy herë brenda së njëjtës ditë në kuadër të Festivalit Teatror “Kontrapunkt 56”, dhe në të dy herët, salla ishte e mbushur me publik.
“Një ndjesi e veçan përballe një publiku me tradite dhe pritje fantastike që e dëshmojnë edhe duartrokitjet në fund”, tha Kushtrim Qerimi.

“Personalisht, atë që e kam pritur edhe e kemi arritur e që ishte paraqitje e jashtëzakonshme para audiencës polake. Po ashtu shpresoj edhe ne çmimin e jurisë”, tha Qerimi për RTKlive.com.
Festivali “Kontrapunkt” në këtë edicion do të prezantohet siç u ideua në thelb nga Zygmunt Duczyński, regjisor dhe themelues i teatrit “Kana”.
Prej 21 deri me 29 prill aty do të jepen shfaqjet “Bibla. Prova” nga Teatri i Toruń-it, pastaj shfaqjet si “Wstyd” e “Grimm”. Kurse ngjarjet shoqëruese do të përfshijnë jubileun e poetit Janusz Krzymiński, ekspozitën e autores së logos së Festivalit, Aleksandra Ziętala, performancën “Note” nga Rzeszóë e po ashtu edhe koncerte.

‘a.y.l.a.n’ është një performancë teatrore që në mënyrë ironike shpërfaqë dramën aktuale të refugjatëve në Evropë, dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre. Dhe përderisa në shumicën e vendeve evropiane, ndjenjat anti-refugjatë janë në rritje, ndërkohë që empatia për dramën dhe vuajtjen e tyre ka filluar të zbehet, shfaqja ‘a.y.l.an’ na konfronton me domosdoshmërinë për të parë dramën e tjetrit në vetveten tonë. Tragjedia e tanishme e tjetrit ishte tragjedia jonë e djeshme dhe mund të jetë tragjedia jonë e nesërme.
Ekipi i kësaj shfaqje përbëhet nga:
“a.y.l.a.n” – prodhim i Teatrit të Gjilanit
Nga: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Skenografia dhe kostumet: Mentor Berisha
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Tomor Kuçi
Dizajni i dritave: Yann Perregaux
Asistent regjisor: Avni Shkodra
Drejtor artistik i projketit: Erson Zymberi
Realizatorë të skenografisë: Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti
Ndriçues: Fatmir Halili
Tonist: Florim Gagica
Rekuiziter: Suad Berisha
Garderobiere: Bahrije Kurtalani
Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi.























