Deputeti i VV-së, kërkon që Ambasadori Berishaj të lirohet nga detyra
BKT
FOTO nga profili i Burim Metës në FB
Lajme

Deputeti i VV-së, kërkon që Ambasadori Berishaj të lirohet nga detyra

F.S / RTKlive.com

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Burim Meta, ka kërkuar që Ambasadori Martin Berishaj, të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë.

“Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pa krahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë. Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolën ambasadorët”, ka shkruar Meta në “Facebook”.

Ndryshe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Zagreb, sipas televizionit slloven PLANET TV, dyshohet se vitin e kaluar është implikuar në një skandal të madh financiar. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. Berishaj mori detyrën e ambasadorit në dhjetor të vitit të kaluar.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është drejtor i Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni.

Martin Berishaj ka lindur në Tuz të Malit të zi ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Lubjanë të Sllovenisë në vitin 1984.


MË SHUME NGA Lajme