Osmani: Përgjithmonë falënderues për kontributin e Albright
BKT
Lajme

Osmani: Përgjithmonë falënderues për kontributin e Albright

Me ftesë të familjes Albright, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, ku kanë marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

"Sot, në Washington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright", ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka shkruar se "jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare".

“Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright!”, ka shtuar Presidentja. /V.Th


MË SHUME NGA Lajme