Xhaferi takohet edhe me Zelenskyn
BKT
Lajme

Xhaferi takohet edhe me Zelenskyn

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është bërë politikani i parë shqiptar në Ballkan që po qëndron për vizitë në Ukrainë, që kur ky shtet po ballafaqohet me agresionin e egër ushtarak të Rusisë.

Gjatë kësaj vizite ai është pritur edhe nga zyrtarët më të lartë ukrainas, duke përfshirë edhe presidentin Volodymyr Zelensky.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi në rrjetin social Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe disa foto nga takimi me presidentin ukrainas.


MË SHUME NGA Lajme