Gara:Liria nuk është e plotë deri në zbardhjen e personave të pagjetur
BKT
Foto RTK
Lajme

Gara:Liria nuk është e plotë deri në zbardhjen e personave të pagjetur

A.B/ RTKlive.com

Në Kosovë, dje është shënuar Dita e të Pagjeturve, ditë kjo e cila simbolizon 27 prillin e vitit 1999, kur në fshatin Meje të Gjakovës, ka ndodhur masakra e madhe kundrejt civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare policore dhe ushtarake serbe. Atë ditë, forcat serbe kishin ndarë 376 civilë shqiptarë nga kolonat e të përndjekurve nga shtëpitë e tyre, të cilët më pas ishin zhdukur pa gjurmë.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, në një intervistë për RTK, tha se Liria e Kosovës nuk është e plotë deri në zbardhjen e personave të pagjetur që nga lufta e Kosovës e vitit 1999.

“Pas krimit dhe gjenocidit që është kryer nga Serbia, ende edhe pas 23 viteve nuk është zbardhur fati i personave të pagjetur. Serbia nuk ka treguar gatishmëri për procesion e fatit të pagjeturve, por ne nuk do të ndalim për të zbardhur të vërtetën”, tha ai.

Gara bëri me dije se duhet të shikohet mundësia për gërmime të reja në Serbi e që mund të ketë eshtra të shqiptarëve të Kosovës.

“Presim që gjatë këtyre ditëve, në një lokacion do të ketë një vlerësim dhe të shohim me imazhe satelitore, të cilët janë më se të nevojshme”, deklaroi ai. Institucionet e Kosovës kërkojnë që të hapet edhe arkivat e institucioneve të Serbisë. Sipas Garës është nevojë që arkivat e Serbisë të hapen.


MË SHUME NGA Lajme