Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Komisioni Hetimor për Energjinë
BKT
Foto RTK
Lajme

Mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Komisioni Hetimor për Energjinë

A.B/ RTKlive.com

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në një seancë plenare, në të cilën në rend dite do të jetë edhe propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, çështje që ka qenë ‘mollë sherri’, mes pozitës dhe opozitës.

Kjo pikë e rendit të ditës që është propozuar tani nga VV-ja, ka detyruar pozitën të bojkojë disa mbledhje të komisioneve, por edhe të disa ligjeve që kërkohen dy të tretave të Kuvendit.

Pika të tjera të rendit të ditës të Legjislativit janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

 Kuvendi i Kosovës i fillon punimet në orën 10:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


MË SHUME NGA Lajme