07:28 / 28.04.2022
Hoti: Roli i ShBA-së në çështjen e Kosovës i pa zëvendësueshëm
RTKlive
Profesori i Universiteti të Prishtinë, Afrim Hoti, ka deklaruar se roli i ShBA-së në çështjen e Kosovës është i pa zëvendësueshëm.
“Në duhet të mbajmë miqësinë e përjetshme me SHBA-të. Ato janë të lidhura jo vetëm me çështjen e Kosovës, por edhe me çështjen shqiptare e filluar mbi një shekull më parë që nga koha e ish-presidentit Uillson”, tha ai në një intervistë për RTK.
Sipas Hotit ata që janë me ShBA do të ketë perspektivë të ndritshme. “Raportet me SHBA-të mbahen duke i ruajtur të njëjtat vlera me ta. Kjo lidhje duhet të mbahet më besnikërisht dhe të promovohet edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.























