Superliga vjen sot me dy sfida interesante, spikat dueli Ballkani-Drita
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të.
Kryendeshja luhet në Suharekë, ku lideri i tabelës, Ballkani e pret Dritën e Gjilanit. Kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje interesante, pasi pikët janë të rëndësishme për të dy ekipet.
Ballkani synon pikët e plota në duel me gjilanasit dhe me fitoren eventuale nga kjo ndeshje, skuadra e Ilir Dajës thuajse e mbyll çështjen e titullit të kampionit.
Ndërkohë, edhe Drita në Suharekë udhëton me ambicie që të marrë rezultat pozitiv për të ‘blinduar’ pozitën e dytë në renditjen tabelore.
Interesant parashikohet të jetë edhe sfida që luhet në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër pret Llapin. Malisheva më të gjitha forcat synon pikët e plota në këtë duel në mënyrë që të ikë më të keqes, rinise nga Superliga, kurse, derisa edhe llapjanët synojnë rezultat të favorshëm në duel me Malishevën në mënyrë që të sigurojë një vend që çon në Evropë.
Superliga / Java e 31-të
Sot takohen:
Ballkani-Drita
Malisheva-Llapi
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.























