Manchester United-Chelsea, përballje gjigantësh në ‘Old Trafford’
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Premier League vjen sonte më një superduel. Në ‘Old Trafford’ Manchester United pret Chelsean, një përballje tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për skuadrën nikoqire.
‘Djajtë e Kuq’ të prirë nga Cristiano Ronaldo synojnë fitore kundër ‘Bluve’ të Londrës, në mënyrë që edhe më tutje të shpresojnë një vend që siguron Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Manchester United aktualisht renditet e gjashta me 54 pikë, gjashtë më pak se Arsenali në pozitën e katërt, vend ky që dërgon në Champions për sezonin e ardhshëm, derisa Chelsea renditet e treta me 65 pikë të grumbulluara.
Skuadrën e Ragnick vetëm fitorja e mbanë në garë për pozitën e katërt, në të kundërtën çdo rezultat tjetër e lë jashtë zonës së Championsit, por jo jashtë Evropës.























