20:40 / 28.04.2022
Rama uron Abazoviqin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale Twiter dhe Facebook, ka uruar kryeministrin e ri malazez Dritan Abazoviq.
Ai shkroi se kush do të kishte besuar deri dje që Ballkani Perëndimor me 6 shtete do të kishte tre kryeministra shqiptarë.
“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.
Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i qeverisë së 43-të me shumicë votash./V.Th























