Krasniqi: Abazoviq kryeministër, moment historik mbarëshqiptar
BKT
Lajme

Krasniqi: Abazoviq kryeministër, moment historik mbarëshqiptar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër i ri i Mali të Zi.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq. Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë e ka uruar Abazoviqin, derisa ka thënë se ky është një moment historik mbarëshqiptarë.

“Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!”, ka shkruar tutje kreu i PDK-së.

Për Qeverinë e re të Abazoviqit, votuan 45 deputetë nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit të Zi.


MË SHUME NGA Lajme