22:17 / 28.04.2022
Borrell: Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazoviq
Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin, pasi ky i fundit sonte u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.
Borrell përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Borrell.
Ai tutje tha se Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së.
Për Qeverinë e re të Abazoviqit, votuan 45 deputetë nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit të Zi.
























