06:02 / 29.04.2022
Xheka: Dritani kryeministër, shembull për shoqëritë ballkanike
Afet BELA/ RTKlive.com
Dje shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi. Në kabinetin e tij do të jetë edhe shqiptari Fatmir Xheka, i cili do të drejtojë Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Sipas tij zgjedhja e Dritani Abazoviqit në krye të ekzekutivit në Mal të ZI duhet të shikohet si gjë pozitive dhe është një shembull për të gjitha shoqëritë ballkanike dhe të ardhmen e tyre evropiane.
“Dritani ka treguar me sjellje dhe vepra për të cilat e ka pranuar edhe shoqëria malazeze. Ai ka treguar se i përket pakicës shqiptare, me Dritanin ka fituar shoqëria malazeze, por ne si shqiptar jemi krenar me të”, tha Xheka në një intervistë për RTK.























