Mbahet Konventa e LDK-së `Lidhja për të ardhmen`
RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Konventën e saj programore: “Lidhja për të ardhmen”. Në këtë Konventë do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.
"Konventa do t’i zhvillojë punimet në Prishtinë, duke filluar prej orës 11:00", njofton LDK-ja.
Në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Konventën Programore të LDK-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EPP-së.























