Në javën evropiane të imunizimit ka filluar vaksinimi edhe nëpër shkolla
BKT
Foto RTK
Lajme

Në javën evropiane të imunizimit ka filluar vaksinimi edhe nëpër shkolla

Venera Xhoxhaj- Adili/ RTK

Në javën evropiane të imunizimit ka filluar vaksinimi edhe nëpër shkolla. Vaksinat sipas kalendarit të rregullt po aplikohen te nxënësit e klasave të para dhe ata të gjashta.

Ora e fundit e mësimit nuk ishte njësoj si ditëve të tjera për nxënësit e shkollës `Xhavit Ahmeti` në kryeqytet.

Filloristët e klasës së gjashtë po dëgjojnë informata shëndetësore pasi do të vaksinohen sipas programit të rregullt të vaksinimit.

Mbulueshmëria e këtij procesi arrin në rreth 90% shifër kjo që ka pësuar rënie të lehtë edhe për shkak të pandemisë.

 “Mundet me pas lëvizje për shkak të Covid-19 mirëpo nëpër shkolla është mirë sepse është vaksinim i rregullt dhe nuk ka probleme. Por problem mundet me pas te parashkollorët”, tha Naim Sveçla, Mjek nga qendra e vaksinimit

Kjo praktikë e vaksinimit në shkolla realizohet për çdo vit.

“Tani kemi filluar me klasat e gjashta dhe ndërkohë në ndërrimin e pasdites do të vazhdojmë me klasët e para . Janë 4 paralele klasë të gjashte dhe po aq klasë të para”, tha për RTK Xhavit Berisha, Drejtori i shkollës "Xhavit Ahmeti".

Ky proces disa sekondash nuk dukej të ishte fort i këndshëm për fëmijët por mjekët sigurojnë se është i vlefshëm për jetë të shëndetshme. Ekipet mjekësore do të realizojnë vaksinimin në të gjitha shkollat te fëmijët e moshës përkatëse.


MË SHUME NGA Lajme