Emisioni `Mirëmëngjesi Kosovë` 20 vjet në RTK
BKT
Foto RTK
Kulturë

Emisioni `Mirëmëngjesi Kosovë` 20 vjet në RTK

RTKlive

Sot (e premte), emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), mbush 20 vjet.

Për këto dy dekada, ky emision, ka trajtuar tema të ndryshme, si politike, ekonomike, sportive, sociale, kulturore, showbizit etj. Me zhvillimin e teknologjisë informative dhe mundësisë për të pasur qasje sa më të shpejt të lidhjes, “Mirëmëngjesi Kosovë”, ka ofruar para shikuesve të RTK-së, tema të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm ky format televiziv e ka luajtur edhe në kohën e pandemisë, duke pasur lidhje të drejtpërdrejt dhe në kohë reale nga Kosova, rajoni e më gjerë.

Po ashtu, vend të veçantë ka zënë edhe Diaspora, e cila është urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke ftuar për intervista personalite të shquara të Kosovës që veprojnë në botën e jashtme.

Turizmi si fushë e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie, gjithashtu ka gjetur hapësirën e duhur në emisionin e mëngjesit, ku iu ka kushtuar rëndësi turizmit vendor, por edhe atij të Shqipërisë, duke e afruar bregdetin shqiptar sa më afër shikuesve kosovarë.

Për të shënuar përvjetorin e 20-të të këtij emisioni, nesër “Mirëmëngjesi Kosovë” do të ketë emision special, ku të ftuar janë gazetarë e redaktorë, të cilët kanë kaluar nëpër këtë emision, apo edhe mysafirë që këtë emision e kanë pasur si derë për të qenë sa më afër shikuesve.

Ndryshe emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kulturë