13:25 / 29.04.2022
Enver Hoxhaj së shpejti me librin e ri “Përplasja e madhe”
K.K
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se sot në Universitetin Europian të Tiranës do të paralajmërojë botimin e librit “Përplasja e madhe”, i cili do të dalë nga shtypi pas pak ditëve.
“Ky libër vjen në kohën kur rendi evropian është çarë në mes, kur raketat ruse goditën Ukrainën dhe Putini urdhëroi agresionin ushtarak kundër saj. Një libër që shpjegon përplasjen e madhe ndërmjet fuqive botërore dhe luftën e Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.























