Haxhiu: Projekt-kodi Civil së shpejti procedohet në Kuvend
BKT
Foto: Valjeta Shala/RTK
Lajme

Haxhiu: Projekt-kodi Civil së shpejti procedohet në Kuvend

N.M

​​​​​​​Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një konference të përbashkët me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, ka njoftuar se shumë shpejtë Projekt-kodi Civil do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla janë të mirëseardhura dhe në këtë drejtim falënderoj BE-në. Momentin që e kam pranuar detyrën, duke konsideruar prioritet kodin civil kemi shtruar çështjen e martesave, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, trashëgiminë etj. Edhe është me rëndësi ta procedojmë në Kuvend”, tha Haxhiu

Kurse Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog kërkoi miratimin këtij projekti i cili, siç tha ai, ka zgjatur 7 vjet dhe deri më tani ka kaluar në 6 ministra të Drejtësisë.

"Para jush e keni një draft dhe duhet të sigurohemi që ai të miratohet. Është përgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit që çështja e Projekt-kodit Civil të miratohet dhe të përfundojë", tha ai.

Szunyog përmendi edhe disa nga përfitimet që vijnë nga kjo pjesë e legjislacionit.

Të pyetur nga RTK, se a ka kushtëzime nga pushteti ndaj opozitës që votimi i Trustit Pensional të bëhet vetëm nëse votohet Kodi Civil, ministrja Haxhiu ka thënë se nuk ka kushtëzime, pasi Projekt-kodi Civil duhet të jetë përgjegjësi për të gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës që të miratohet.


MË SHUME NGA Lajme