Kurti: Vitet e 90-ta, dekadë e rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur
BKT
Lajme

Kurti: Vitet e 90-ta, dekadë e rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryeministri Albin Kurti sot, me rastin e 32 vjetorit nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit, tha se vitet e 90-ta në Kosovë, si dekadë e rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur ndaj okupatorit e regjimit serb, nuk do të ishin të mundura pa eliminimin paraprak të hasmërive mes veti.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekësoi rëndësinë e kësaj ngjarja të madhe për Kosovën.

“Vitet e 90-ta në Kosovë si dekadë e rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur ndaj okupatorit e regjimit serb, nuk do të ishin të mundura pa eliminimin paraprak të hasmërive mes nesh. Mbyllja e gjaqeve të hapura, qe parakushti i krijimit të kohezionit kombëtar dhe përbashkimit të shqiptarëve përballë politikave fashiste të Serbisë në Kosovë. Të prejardhura nga një kulturë e vjetër e gjakmarrjes dhe të bartura nga e drejta zakonore shqiptare ndër shekuj, mijëra raste të hapura gjakmarrjesh dhe ngatërresash, edhe në fund të shekullit XX, mirëmbanin një gjendje përçarjeje dhe pasigurie në Kosovë”. 

Kreu i qeverisë tha se 32 vjet më parë, në një datë si sot, më 1 maj 1990, qindra mijëra njerëz u mblodhën në logun e quajtur Verrat e Llukës në komunën e Deçanit, në një tubim masiv ku u falën 100 gjaqe dhe ngatërresa.

“Kështu, një ide e nisur nga disa studentë të Universitetit të Prishtinës dhe ish-të burgosur politikë, u kthye në një lëvizje që rezultoi me faljen e rreth 1800 gjaqeve dhe të mijëra ngatërresave në gjithë Kosovën”, ka shkruar ai pos tjerash.

Si dihet sot u bënë 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit. Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 3 persona

MË SHUME NGA Lajme