Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Ekrem Simnica zyrtar në Bashkësinë Islame të Kosovës, do të flas për Festën e Fitër Bajramit.

Edhe Xhelal Kaloshi imam në Mynih të Gjermanisë, na flet për Festën e Bitër Bajramit në Gjermani

Ndërsa Xheladin Fazliu nga shoqata "Bereqeti", do të flas për ndihmat për familjet në nevojë për festën e Bajramit

Si zakonisht çdo fillim javë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton si do të jetë moti këtë javë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme