11:18 / 02.05.2022
Memli Krasniqi viziton BIK-un, uron festën e Fitër Bajramit
Ahmet Maholli /RTK
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
I pari i PDK-së ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Kisha kënaqësinë bashkë me kolegë të vij për të uruar Ternavën dhe BIK-un. Është festë që shënon kuliminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimit njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Është moment i rëndësishëm që është shënuar gjithmonë. Shpreha mirënjohës më të thellë për BIKun për punën e tyre që po bën në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike”, tha Krasniqi.























