Shkatërrimi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore të Ukrainës nga Rusia
Kulturë

Shkatërrimi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore të Ukrainës nga Rusia

Lufta nuk sjell vetëm vdekje, por edhe shkatërrimin e ndërtesave, monumenteve, bibliotekave dhe kishave historike, e madje edhe të formave unike të transportit, karakteristike të një vendi apo rajoni.

Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informimit e Ukrainës akuzon Rusinë për kryerje të krimeve të luftës, duke shkatërruar apo dëmtuar 242 vende dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka verifikuar dëmet ndaj 110 vendeve prej kur filloi pushtimi nga Rusia, më 24 shkurt. Këtu përfshihen 48 vende fetare, 10 muze, 22 ndërtesa historike, 11 ndërtesa të dedikuara për aktivitete kulturore, 13 monumente, dhe gjashtë biblioteka. Teksa lufta po vazhdon, ekziston frika se listës do t’i shtohen më shumë objekte. (Rel)

Teatri i Dramës i Rajonit të Donjeckut në Mariupol, i ndërtuar më 1960, është shkatërruar pothuajse i tëri nga një sulm rus, më 16 mars. Civilët ukrainas strehoheshin aty, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se sulmi i ka marrë jetën rreth 300 njerëzve.

1. Teatri i Dramës i Rajonit të Donjeckut në Mariupol, i ndërtuar më 1960, është shkatërruar pothuajse i tëri nga një sulm rus, më 16 mars. Civilët ukrainas strehoheshin aty, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se sulmi i ka marrë jetën rreth 300 njerëzve.

Një bibliotekë është bombarduar në qytetin e Çernihivit. Qyteti është rimarrë nga trupat ukrainase. Një burrë duke shikuar dëmet, më 9 prill. 2. Një bibliotekë është bombarduar në qytetin e Çernihivit. Qyteti është rimarrë nga trupat ukrainase. Një burrë duke shikuar dëmet, më 9 prill.

Një tramvaj historik i fotografuar më 12 mars në një stacion në Harkiv, i cili raportohet të jetë shkatërruar nga bombardimet ruse. 3. Një tramvaj historik i fotografuar më 12 mars në një stacion në Harkiv, i cili raportohet të jetë shkatërruar nga bombardimet ruse.

Kjo kishë e dëmtuar rëndë në Lukashivka thuhet të jetë përdorur nga ushtarët rusë për të ruajtur municione.

4. Kjo kishë e dëmtuar rëndë në Lukashivka thuhet të jetë përdorur nga ushtarët rusë për të ruajtur municione.

Qendra stërvitore sportive olimpike e Çernhivit, e cila dikur ishte emërtuar sipas njeriut të parë në hapësirë, kozmonautit rus, Yuri Gagarin, është shkatërruar nga bombardimet ruse. Kjo fotografi është shkrepur më 13 prill.

5. Qendra stërvitore sportive olimpike e Çernhivit, e cila dikur ishte emërtuar sipas njeriut të parë në hapësirë, kozmonautit rus, Yuri Gagarin, është shkatërruar nga bombardimet ruse. Kjo fotografi është shkrepur më 13 prill.

Biblioteka Universale Shkencore e Rajonit të Çernhivit “Korolenko”, e ndërtuar gjatë viteve 1910-1913, e fotografuar më 30 mars, ka pësuar dëme nga një sulm rus. 6. Biblioteka Universale Shkencore e Rajonit të Çernhivit “Korolenko”, e ndërtuar gjatë viteve 1910-1913, e fotografuar më 30 mars, ka pësuar dëme nga një sulm rus.

Më 2 prill, një ushtarak rus u pa duke ecur pranë aeroplanit transportues Antonov An-225 Mriya, i cili ishte aeroplani më i madh në botë. Zyrtarët ukrainas thonë se ai ishte shkatërruar nga një sulm rus, më 27 shkurt, gjatë luftimeve në aeroportin “Antonov”, në Hostomel. Mriya, që do të thotë “ëndrra” apo “frymëzimi”, admirohej nga entuziastët e aviacionit nëpër botë. 7. Më 2 prill, një ushtarak rus u pa duke ecur pranë aeroplanit transportues Antonov An-225 Mriya, i cili ishte aeroplani më i madh në botë. Zyrtarët ukrainas thonë se ai ishte shkatërruar nga një sulm rus, më 27 shkurt, gjatë luftimeve në aeroportin “Antonov”, në Hostomel. Mriya, që do të thotë “ëndrra” apo “frymëzimi”, admirohej nga entuziastët e aviacionit nëpër botë.

Dëmet e luftës ndaj Kishës së Mbretëreshës së Shenjtë Tamara, në Harkiv. Fotografi e shkrepur më 27 mars. 8. Dëmet e luftës ndaj Kishës së Mbretëreshës së Shenjtë Tamara, në Harkiv. Fotografi e shkrepur më 27 mars.

Stacioni hekurudhor Trostjanec-Smorodine, i ndërtuar mes viteve 1871 dhe 1877, ka pësuar dëme të rënda. Sipas France 24, ushtria ruse kishte vendosur shtabin e saj në stacionin e trenave, ndërsa beteja për ta larguar atë prej aty ka shkaktuar shkatërrime të mëdha. 9. Stacioni hekurudhor Trostjanec-Smorodine, i ndërtuar mes viteve 1871 dhe 1877, ka pësuar dëme të rënda. Sipas France 24, ushtria ruse kishte vendosur shtabin e saj në stacionin e trenave, ndërsa beteja për ta larguar atë prej aty ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Pallati i Kulturës, i dëmtuar nga lufta, në qytetin e dërrmuar të Mariupolit. Ministria e Kulturës dhe e Politikës së Informimit e Ukrainës po i kërkon qytetarëve të dërgojnë dëshmi fotografive të dëmeve të luftës, të cilat mund të përdoren si dëshmi për padi penale kundër Rusisë. 10. Pallati i Kulturës, i dëmtuar nga lufta, në qytetin e dërrmuar të Mariupolit. Ministria e Kulturës dhe e Politikës së Informimit e Ukrainës po i kërkon qytetarëve të dërgojnë dëshmi fotografive të dëmeve të luftës, të cilat mund të përdoren si dëshmi për padi penale kundër Rusisë.

Një sulm rus ka dëmtuar një monument në vendin ku ndodhet kompleksi përkujtimor i Holokaustit, në Drobitski Jar, në periferinë e Harkivit. Këtu kujtohet vrasja në masë e hebrenjve nga nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 11. Një sulm rus ka dëmtuar një monument në vendin ku ndodhet kompleksi përkujtimor i Holokaustit, në Drobitski Jar, në periferinë e Harkivit. Këtu kujtohet vrasja në masë e hebrenjve nga nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrënojat e një biblioteke publike, të dëmtuar nga forcat ruse, gjatë bombardimit në Çernhiv. 12. Rrënojat e një biblioteke publike, të dëmtuar nga forcat ruse, gjatë bombardimit në Çernhiv.

Banorët vendës duke u larguar pas shërbesës për Pashkët Ortodokse, në oborrin e Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë, e cila është dëmtuar nga bombardimet në fshatin Peremoha. 13. Banorët vendës duke u larguar pas shërbesës për Pashkët Ortodokse, në oborrin e Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë, e cila është dëmtuar nga bombardimet në fshatin Peremoha.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa