08:42 / 04.05.2022
Sot në “Aktual” diskutohet për takimin në Berlin
Në edicionin e emisionit “Aktual” sot do të diskutohet për takimin në Berlin i cili po zhvillohet me angazhimin personal të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Takimet do të zhvillohen të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Po ashtu, do të ketë takim edhe me të dërguarin e veҫantë për dialog Miroslav Lajҫak.
Për të diskutuar për këtë çështje i ftuar në studio është Artan Muhaxhiri, analist, kurse në lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet korrespodentja jonë në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, dhe Anamari Repiq në Beograd.
Emisioni “Aktual” transmetohet nga ora 9:30 nga e hëna në të premte.























