15:12 / 04.05.2022
Kori “Siparantum” me dy çmime të para në Belgjikë
Kori Siparantum ka marrë pjesë në festivalin evropian, “European Music Festival for Young People”.
Ky kor fitoi fillimisht çmimin e parë në Kategorinë G ndërkaq tashme ka siguruar edhe vendin e parë edhe në kategorinë F.
Këtë lajm e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sapo fituam vendin e parë në kategorinë F (Kategoria Pennant). Kështu për dy ditë morëm dy çmime, dy vendet e para në Festivalin Evropian për të rinjtë”, ka thënë Kelmendi.
Kujtojmë se vitin e kaluar kori i udhëhequr nga dirigjenti Memli Kelmendi mori vendin e parë në festivalin dhe garën më të madhe korale në botë, “World Choir Games”./V.Thaçi